Home / KOSOVË / Flet 15 vjeçarja që akuzohet se kreu marrëdhënie me një zyrtar komunal (VIDEO)

Flet 15 vjeçarja që akuzohet se kreu marrëdhënie me një zyrtar komunal (VIDEO)

Vajza vetëm 15 vjeçare, tash e një javë është mbyllur në shtëpinë e saj. 15-vjeçarja me inicialet E.B, nga Komuna e Ferizajt, thotë se ka arsye të fort që nuk don të ketë kontakt me njerëzit e tjerë.

E mitura thotë se zyrtarët Komunal dhe disa punonjës tjerë brenda këtij objeki institucional, që nga java e kaluar përhapen propagand në qytet se ajo ishte vetmuar për rreth tre orë në njërën nga zyrat e Komunës.

Duke mos pasur ndjenjën e fajit, E.B, në një intervist ekskluzive për arbreshi.info shpalos detajet se për cfarë ishte të mërkurën e 7 shkurtit në zyrën e Rexhep Bajrami, shef i Zyrës për Komunitete në Komunën e Ferizajt, e ku po dyshohet se me pjesëtarin e komunitetit ashkali, ka kryer marrëdhënie seksuale brenda zyrës së tij.

E mitura, ka hedhur poshtë akuzat se në zyre ka kryer mardhënie seksuale me 53 vjeçarin, për të cilin thotë se e njehë që nga muaji prill i vitit të kaluar.

E mitura E.B, është nxënëse në klubin e karates ku pronar është Rexhep Bajrami.

Njejtë sikurse i dyshuari tjetër Rexhep Bajrami, edhe e mitura thotë se në zyrën e tij kishte shkuar për të kërkuar shumën prej 10 euro që i nevojiteshin për të blerë një palë syze.

E mitura i është kundërpërgjigjur edhe akuzave që Bajrami të premten e kaluar bëri në intervisten për arbreshi.info, se vajza përdorë drogë dhe merret me gjëra tjera të cilat e kanë devijuar.

Ajo pranon se vitin e kaluar kishte pasur një lidhje dashurie më një 20 vjeçar të komunitetit ashkali.

E.B, thotë se ishte detyruar, kërcënuar nga ai që të denonconte Bajram Rexhepin se po e ngacmonte seksualisht.

Për këto dhe shumë detaje tjera rreth zhvillimeve në këtë rast të ndjeshëm, ndiqeni intervistën..

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*