Home / MAQEDONI / Analistët: Intesifikimi i bisedimeve tregues se problemi i emrit ka hyrë në fazë serioze

Analistët: Intesifikimi i bisedimeve tregues se problemi i emrit ka hyrë në fazë serioze

Intensifikimi i bisedimeve për çështjen e emrit është tregues se problemi ka hyrë në fazën serioze, vlerësuan panelistët në “Argument” në TVM2. Sipas profesorit, Shpëtim Latifi, kjo fshehtësi se çfarë po diskutohet në opinion i referohet ndjeshmërisë së negociatave në këtë moment.

“Ajo për të cilën ndoshta tani po “thyhen shtizat” është çështja e përdorimit të emrit “erga omnes”. Qëndrimi i Qeverisë greke është që emri i ri i Maqedonisë “erga omnes” do të nënkuptojë që ky emër të përdoret edhe brenda Maqedonisë, me çka nënkupton në mënyrë eksplicite ndërrimin e Kushtetutës, për të cilën Qeveria e Maqedonisë është zotuar se nuk do të ndodhë”,- tha profesori i universitetit, Shpetim Latifi.

Por, profesori, Abdulla Azizi, kërkon nga politika shqiptare të jetë e vëmendshme, pasi kur flitet për identitetin, në asnjë mënyrë nuk duhet harruar identiteti shqiptar.

“Nuk është vetëm identiteti i maqedonasve këtu që preket, flasim për emrin e shtetit. Ku është identiteti i shqiptarëve, dikush e ka keqkuptuar këtë çështje dhe gjithçka që përmendet në Maqedoni e ka përvetësuar si emër ekskluziv me emrin e kombit që është shumicë në këtë shtet”,- theksoi profesori i universitetit, Abdula Azizi.

Sa i përket ndryshimeve kushtetuese, profesorët thonë se në kuadër të bisedimeve do të gjendet një zgjidhje hibride sa për të arritur marrëveshjen, por jo edhe duke prekur kushtetutën.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*