Home / BOTË / “Beteja” në det mes Greqisë dhe Turqisë, Cipras ultimatum homologut Turk

“Beteja” në det mes Greqisë dhe Turqisë, Cipras ultimatum homologut Turk

Tensionet mes Greqisë dhe Turqisë kanë arritur në një pikë kritike, ku mediat greke raportojnë sot se raporti mes vendeve ka një situatë të vështirë që pas vitit 1996.

Pas incidentit në det, kur anija turke përplasi anijen e rojës bregdetare greke në Egje, me tone të ashpra në kanë reaguar zyrtarët e të dy vendeve.

Përballë kësaj situate, mediat greke shkruajnë se kryeministri grek Cipras ka telefonuar urgjent homologun e tij turk, duke i dhënë ultimatum te prere: Të ndërpriten menjëherë provokimet turke dhe shkeljet e bëra se fundi ne Egje, lidhur me Imia.

“Ngjarjet si kjo në zonën Imia minojnë drejtpërdrejt marrëdhëniet greko-turke dhe Turqia po shkel të drejtën ndërkombëtare”, tha Alexis Tsipras. Ne telefonatën mes tyre u ra dakord qe të intensifikohen dhe me tej bisedimet mbi masat për ndërtimin e besimit mes dy vendeve.

Nga ana e tij, mësohet se kryeministri turk Yildirim ka thënë se incidenti nuk ishte rezultat i një veprimi të qëllimshëm./T.T

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*