Home / MAQEDONI / Çekia dhe Sllovenia me mbështetje për Maqedoninë në rrugën e saj euroatlantike

Çekia dhe Sllovenia me mbështetje për Maqedoninë në rrugën e saj euroatlantike

Çekia dhe Sllovenia e mbështesin Maqedoninë në rrugën e saj drejt integrimit evropian dhe euroatlantik. Këtë, sot, sekretarit shtetëror në MPJ, Viktor Dimovski ia transmetuan zëvendësministri për çështje evropiane në Minsitrinë çeke të Punëve të Jashtme, Jakub Dur dhe sekretari shtetëror në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Sllovenisë, Iztok Miroshiç.

Në takim, siç kumtoi MPJ, është biseduar për integrimin evropian të Maqedonisë dhe hapat konkret që paraprijnë në kontekst të Strategjisë së Komisionit evropian për zgjerim me vendet nga Ballkani Perëndimor deri në vitin 2025, të kumtuar të martën e kaluar, si dhe për integrimin e Maqedonisë në NATO.

Është bërë fjalë edhe për gjendjen e brendshme politike në Maqedoni dhe për marrëdhëniet me fqinjët.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*