Home / ROZË / Dy festa për Almedën dhe ”Çënarin”, aktori zgjodhi fjalët më të mira

Dy festa për Almedën dhe ”Çënarin”, aktori zgjodhi fjalët më të mira

Bukuroshja shqiptare sot festoi dy ngjarje të rëndësishme

Dita e sotme për modelen e njohur shqiptare, Almeda Abazin dhe aktorin e njohur turk, Toglahan Sayisman-in ishte pak më e veçantë se ditët tjera. Kjo për faktin se bukuroshja shqiptare, Almeda festoi datëlindjen e saj.

Me këtë rast aktori i njohur ka uruar personin e saj të zemrës me fjalët më të mira.

Qysh në mëngjes modelja e njohur mori një urim nga bashkëshorti i saj, Tolgahani apo ”Çënari”, por ky i fundit një të tillë së bashku me një fotografi të bukur e publikoi pak më vonë me rastin e datëlindjes së bashkëshortes së tij.

Në ditën e sotme, pra në datëlindjen e Almedës, çifti i njohur e kurorëzuan dashurinë e tyre me martesë vitin e kaluar, andaj për këtë aktori zgjodhi fjalët më të mira për bashkëshorten e tij, Almedën.

“Zemra ime e bukur, e pastër, e dashura ime, gjithçka e mija. Urime ditëlindjen dhe përvjetorin dhe shpresoj që Zoti të na jap përvjetorë të tjer të mrekullueshëm, për të ecur së bashku më shumë, për të kapërcyer pengesat e vështira të jetës, për të qenë i lumtur dhe të qetë çdo herë.

Unë të dua shumë, shumë”, ka shkruar ”Çënari” krahas fotografisë së publikuar, të cilën e kanë bërë në ditën e dasmës. Ndryshe, Almeda dhe Tolgahan janë mjaft aktiv në rrjete sociale, në të cilat ndajnë momente të ndryshme me ndjekësit e tyre të shumtë.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*