Home / KRONIKË / E vari xhaxhai në pemë, flet i ati i fëmijës. Shoqërohen 3 persona

E vari xhaxhai në pemë, flet i ati i fëmijës. Shoqërohen 3 persona

Pas publikimit të një fotoje në rrjetet sociale, ku shfaqet një fëmijë i varur nga trikoja në një pemë, ka reaguar Policia e Shtetit, që bën me dije se ka shoqëruar 3 persona lidhur me ngjarjen, mes tyre edhe babanë e fëmijës.

Por, i ati i vogëlushit është shprehur se i biri nuk është dhunuar, por këtë veprim e ka bërë vëllai i tij para dy vitesh në formë shakaje.

Deklarata e plotë e policisë:

Elbasan

Lidhur me publikimin e fotoje ne rrjetet sociale e me pas ne media, ku shfaqet një fëmijë i keqtrajtuar, Policia e Elbasanit bën me dije se:

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Librazhd shoqëruan 3 shtetas nga fshati Zdrajsh, Librazhd, mes tyre edhe babain e djalit 6-vjeçar.

Në deklarime, babai i fëmijës ka pohuar se djali nuk është dhunuar, por këtë veprim vëllai i tij e ka bërë para dy vjetësh në formë shakaje. I pranishëm ka qenë dhe ai vetë.

Lidhur me këtë rast hetimet vazhdojnë në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan. Policia sekuestroi një aparat celular në cilësinë e provës.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Keqtrajtimi i të miturit” parashikuar nga neni 124/b i Kodit Penal.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*