Home / OPINION / EDITORIAL/ Ua bejmë të qartë të gjithëve, edhe Paskal Milos, Skenderbeu ka qenë shqiptar!

EDITORIAL/ Ua bejmë të qartë të gjithëve, edhe Paskal Milos, Skenderbeu ka qenë shqiptar!

Mediat maqedonsa këtyre ditëve kanë filluar përseri avazin për uzurpimin e figurës së heroit tonë kombëtar, Gjergj Kastrioti, duke u bazuar në deklarimet e fundit të profesorit (që kurë mos qoftë i tillë), Paskal Milo, i cili në një emision televiziv, që si duket ka folur vetëm për audiencë, e jo duke treguar fakte historike në lidhje me figurën e e kryetrimit Kastrioti, duke e cilësuar atë si personalitet që ka prejardhe sllave.

Sa për dijeni të të gjithëve, për origjinën e padyshimtë shqiptare të Kastriotëve kanë shkruar historianët më autoritativë shqiptarë dhe të huaj dhe gati askush nuk ka patur fuqinë, ambicien provokuese të mohojë këtë shqiptarësi identitare të kombit përkatës dhe përfaqësues.

Tani përsëri dikush duke bërë njëfarë zhurme diletante dhe për mbështetje dhe shou mediatik, si një shtjellim narcicist, i tezave të personave, që duan të tërheqin vëmendjen dhe të jenë në epiqendër, pra në optikën e ditës.

Historianë të tillë si Gjon Muzaka, Fan Noli, por edhe Kristo Frashëri dhe të tjerë janë marrë hollësisht me këtë subjekt.

Kristo Frashëri që i kushtoi gjithë jetën Eposit Kastriotas, është gati shterues në këtë problematikë, që ngjan si strategjëmë e lodhshme, ose më saktë një tautologji.

Ai ka nënvizuar saktësisht se Gjon Kastrioti u martua me Vojsava Tribaldën, e bija e sundimtarit të Pollogut (trevë midis Gostivarit dhe Tetovës).

Në një Prokurë Noteriale, të lëshuar në 15 mars 1439, e shoqja e Gjon Kastriotit quhej Jella, pra kishte edhe këtë emër. (Që e mbante dhe vajza e tretë e saj dhe e Gjonit).

Emrin Vojsava e kanë përdorur për vajzat e tyre edhe Karl Topia dhe Gjergj Arianiti.

Por askush nuk ka thënë deri më sot se vajzat e tyre, për shkak të një emri si Vojsava paskëshin qenë sllavë, ose sidomos serbë etj. Gjon Muzaka në Kroniken e tij, të vitit 1510, e thotë shkoqur dhe pa asnjë mëdyshje “se Tribaldet qenë shqiptarë”.

Sa për dijeni- për tërë diletantët e paepur- emri Tribalda, ose Triballët nuk është me origjinë sllave, por ilire.

Shihni dhe sot, treva midis Gostivarit dhe Tetovës është dhe sot e banuar nga shqiptarë autoktonë, në një vijimësi shekullore, padyshim./TetovaPress

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*