Home / ROZË / Ermal Meta kritikon gazetarët: Ku e gjetët fjalën bastard?

Ermal Meta kritikon gazetarët: Ku e gjetët fjalën bastard?

Ermal Meta, fituesi i Sanremos, ka reaguar me një mesazh me të cilin u është drejtuar të gjithë gazetarëve shqiptarë, që nuk kanë lënë gjë pa shkruar për jetën e tij, jashtë veshjes së artistit.

Euforia, dhe mania e mediave shqiptare për pak “klikime”, mesa duket ka shqetësuar ndërgjegjen e artistit, për të cilin duhet të jemi krenarë. “Mesazh për të gjithë gazetarët shqiptarë: “Mos spekulloni mbi jetën time, ju nuk dini asgjë nga jeta ime. Kur në atë intervistë përdora fjalën “bastard” nuk thash asnjë emër. Mos e shtoni ju atë emër sepse gaboni rëndë jo vetëm me mua por edhe me familjen e personit për të cilin po shkruani ose po flisni. Kënga që fitoi festivalin e Sanremos është kundër terrorizmit, asgjë më shumë. Shpresoj mos të lexoj më gjëra të tilla. Faleminderit për vëmëndjen. Ermal Meta”, shkruan këngëtari në “Facebook”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*