Home / SPORT / Florian Marku shkatërron boshnjakun, fiton që në raundin e parë (VIDEO)

Florian Marku shkatërron boshnjakun, fiton që në raundin e parë (VIDEO)

Florian Marku, kickboxer-i i famshëm shqiptar ka masakruar mbrëmjen e djeshme boshnjakun Dzevad Mutfiq.

Në një atmosferë të jashtëzakonshme në Linz të Austrisë, shqiptari ka mposhtur boshnjakun Dzevad Mutfiq, duke arritur të marrë fitoren.

Fillimi ishte disi i vështirë për shqiptarin, i cili u gjend në vështirësi pas një kapje të kundërshtarit, ndërsa ky i fundit pretendoi edhe për një dorëzim të Markut. Por, gjyqtari vendosi vazhdimin e ndeshjes, ndërsa Marku reagoi menjëherë duke i lëshuar një goditje të fortë në fytyrë kundërshtarit, i cili përfundoi i gjakosur.

Për rrjedhojë, nuk vonoi as dorëzimi i boshnjakut, i cili u dorëzua, duke i dhënë fitoren shqiptarit, që bëri krenarë mijëra mbështetës në mbarë botën.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*