Home / KRONIKË / Gjykata rëndon akuzat për Hasanpapën, “killerin” e rivalëve të Çapjave

Gjykata rëndon akuzat për Hasanpapën, “killerin” e rivalëve të Çapjave

Gjykata e Elbasanit rëndon akuzat për Shkëlzen Hasanpapën, i njohur si vrasësi me pagesë i bandës rivale të Çapjave.

Gjyqtari Sulejman Kurti pranoi kërkesën e prokurorisë së Elbasanit për ndryshimin e akuzës dhe kalimin e çështjes për gjykim për akuzat e parashikuara nga neni 79 gërma “ë”, 22 dhe 278/1 të kodit penal. Hasanpapa do të përballet me akuzat për ‘vrasje’, ndërsa me herët 21 vjeçari ishte akuzuar për ‘plagosje’, ‘kanosje’ e për ‘armëmbajtje pa leje’.

Më konkretisht atentatori i Çapjave do Hasanpapaj që u ekstradua nga Hollanda në 2017, do të gjykohet në gjykatën e Elbasanit për akuzën e “Vrasjes në rrethana të tjera cilësuese në mënyrë të rrezikshme për jetën e shumë personave” mbetur kjo në tentativë dhe “Armëmbajtje pa lejë”. Veç ndryshimit të akuzave, gjyqtari Kurti vendosi që çështja të kalojë për gjykim. Me këtë vendim, gjykata ka rrëzuar tre akuzat për “Kanosje me armë”, “Armëmbajtje pa lejë” dhe “Plagosje të lehtë me dashje” që prokurorja Eliverta Murra kishte ngritur ndaj të pandehurit Shkëlzen Hasanpapaj.
Lidhur me ndryshimin e akuzave Drejtoria e Inspektimit pranë Prokurorisë së Përgjithshme ka nisur verifikimet për prokurorët Neritan Hoxha, Fatmir Lushi dhe Eliverta Murra. I pari që ka hetuar këtë dosje është prokurori Neritan Hoxha.

Më pas ky i fundit është larguar duke hyrë në këtë hetim prokurori Fatmir Lushi. Por edhe ky i fundit është larguar dhe dosja e atentatit mafioz kundër Florenc Çapjas dhe Bledar Muçës, ka qënë më pas në dorë të prokurores Eliverta Murra. Njëherësh burimet thanë se objekt i kontrollit janë dhe veprimet e ish-drejtuesit të kësaj prokurorie Dritan Gina, i cili ka menaxhuar procedurën e ndërimit të prokurorëve, derisa në fund çështjen e ka pasur në dorë prokurorja Eliverta Murra, e cila në 27 dhjetor 2017 ka mbyllur hetimet duke akuzuar Hasanpapaj për tre akuzat “Kanosje me armë”, “Armëmbajtje pa lejë” dhe “Plagosje të lehtë me dashje”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*