Home / MAQEDONI / Ish-ministri Todorov dhe gjyshi i Tamarës sot në Gjykatën Penale

Ish-ministri Todorov dhe gjyshi i Tamarës sot në Gjykatën Penale

Seancë e re gjyqësore për rastin me gjyshin e Tamarës nga Velesi, Lupço Stojanovski, i cili ngarkohet për tentativë për vrasjen e ish-ministrit të Shëndetësisë, Nikolla Todorov duhet të mbahet sot në Gjykatën Penale.

Para Gjykatës duhet të deponohen raporte të reja psikiatrike nga NPSH “Spitali psikiatrik”- Shkup, nga të cilat duhet të vërtetohet nëse i pandehuri ka qenë në gjendje stabile psikike kur e ka kryer veprën penale.

Stojanovski më 1 qershor të vitit të kaluar qëlloi në ish-ministrin e Shëndetësisë, Nikolla Todorov, pasi që ndërroi jetë mbesa e tij Tamara duke pritur operacion jashtë vendit. Ai akuzohet për tentativë për vrasje dhe përpunim, armëmbajtje dhe tregtim joligjor të armëve ose materieve shpërthyese.

Stojanovski për shkak të ekzistimit të rrezikut nga arratia dhe rreziku nga përsëritja e veprës penale është në paraburgim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*