Home / KOSOVË / Kosovari nga Vushtrria vritet në Siri

Kosovari nga Vushtrria vritet në Siri

K.A. nga Pestova e Vushtrrisë është viktima e radhës nga Kosova në luftën e Sirisë.
Mësohet se organet e rendit janë njoftuar se kosovari është vrarë më 2 shkurt.

Burimet e Kallxo.com kanë bërë të ditur se vushtrriasi jetonte në Gjermani, nga ku i ishte bashkuar luftëtarëve në Siri.

Vrasja e vushtrriasit shënon vdekjen e 75 të shqiptarëve nga Kosova në konfliktin e Sirisë dhe Irakut.

Të dhënat e Policisë tregojnë se në zonën e konfliktit janë duke qëndruar 196 qytetarë të Kosovës prej të cilëve 95 fëmijë dhe 40 gra.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*