Home / MAQEDONI / “Lost and found” është kënga që do ta përfaqësojë Maqedoninë në Eurovision Lisbon 2018 (Foto)

“Lost and found” është kënga që do ta përfaqësojë Maqedoninë në Eurovision Lisbon 2018 (Foto)

“Eye Cue” dhe kënga “Lost and found” do ta përfaqësojë Maqedoninë në përzgjedhjen e këngës më të mirë evropiane në Eurovision, që këtë vit mbahet në Lisabon të Portugalisë.

Autor i muzikës dhe tekstit është Bojan Trajkovski, ndërsa aranzhimi i këngës është bërë nga Darko Dimitrov.

Pas shpalljes së konkursit nga ana e RTVM-së, më 10 shkurt u mbajt përzgjedhja e këngëve konkuruese. Nga 382 kompozime, fillimisht u bënë tre rrethe eliminuese për të arritur në 12 kompozimet më të mira.

Në fund, më e votuara ishte kënga “Lost and found”. Grupi përbëhet nga Bojan Trajkovski dhe Marija Ivanovska.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*