Home / ROZË / Muaji i 9-të paska qenë makth: “U shpërfytyrova, s’kishte më Adelinë”

Muaji i 9-të paska qenë makth: “U shpërfytyrova, s’kishte më Adelinë”

E ftuar në emisionin NIN, Adelina Ismaili ka folur për herë të parë  për periudhën e shtatzënisë, vdekjen e së ëmës dhe ardhjen e djalit. Ka kaluar pothuajse 1 vit që nga koha kur fëmija e parë i këngëtares ka ardhur në jetë, por muajin e fundit të shtatzënisë, Adelina duket se do ta kujtojë për një kohë të gjatë.

Ai që ja kujtoi këtë ishte vetë moderatori i emisionit. Duket se Ismaili kishte dhënë një intervistë e më pas kishte kërkuar me çdo kusht që ajo të mos transmetohej, sepse nuk i pëlqente si dukej.

“Isha në muajin e 9-të të shtatzënisë, plus 39-të kilogram. As këpucët e Valit nuk më bënin më, totalisht e shpërfytyruar. Po çfarë Adeline, s’ka patur Adelinë aty, thjesht një masë amorfe.”- tregoi ajo duke na përshkruar shumë qartë se si dukej pak a shumë muaji i fundit i pritjes së ëmbël për të.

Përveç kësaj, Adelina pranoi se dozat e nervozizmit ishin shtuar edhe më shumë, aq sa humbiste kontrollin edhe në përgjigje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*