Home / LAJME / Policia e Kumanovës arreston një person të rrezikshëm, ja kush është!

Policia e Kumanovës arreston një person të rrezikshëm, ja kush është!

Policia ka njoftuar për arrestimin e një personi në vendkalimin kufitar mes Maqedonisë dhe Serbisë – Tabanoc.

Të hënën në këtë vendkalim është arrestuar M.G. (37) nga fshati Ladorisht i Strugës, sepse gjatë verifikimit të evidencës operative ai është kërkuar me telegramë nga MPB-Sektori për hetime dhe telegramë të SPB-së në Ohër, me masë “heqje lirie” për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer vepër penale “tentim për vrasje”, e sanskionuar sipas nenit 123 dhe nenit 19 nga Kodi penal.

Ai më pas është dorëzuar në policinë e Kumanovës, për procedim të mëtejmë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*