Home / KRONIKË / Policia italiane arreston 15 grabitës shqiptarë

Policia italiane arreston 15 grabitës shqiptarë

Policia italiane arrestoi 15 shtetas shqiptarë, pjesëtarë të një bande që grabisnin banesa.

Ata akuzohen për të paktën 53 raste grabitjesh të banesave në Piemonte, Lombardi e Liguria.

 

Banda ishte vënë në mbikëqyrje vitin e kaluar, kur në një tjetër operacion të Shtatorit 2017, ranë në pranga 25 persona të tjerë.

Ky grup kryente vjedhje në të gjithë Italinë e Veriut, duke përdorur automjete të shpejta, për t’i shpëtuar ndjekjes nga policia.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*