Home / MAQEDONI / Reshjet e borës, ende probleme në shumë akse

Reshjet e borës, ende probleme në shumë akse

Për shkak të reshjeve të mëdha të borës ka ende ndalesë për automjete e rënda transportuese në akset rrugore Strugë – Qafë Thanë, Mavrovë – Dibër, Strazhë – f. Kolarë dhe anasjelltas, si dhe në qafat malore Bukovë dhe Gjavatë. Në akset rrugore Tetovë – Kodra e Diellit ka ndalesë për automjete e rënda transportuese dhe për autobusë. Gjatë ditës së sotme borë vazhdon të bjerë në Kriva Pallankë, Stracin, Kodra e Diellit, Pavleshnicë dhe Kullë.

Për shkak të heqjes së orteqeve në afërsi të fshatit Istibanj, nga fundjava është në ndërprerje qarkullimi në rrugën Koçani – Makedonska Kamenicë. Shfrytëzohet rruga alternative Koçanë – Vinicë – Dragobrasht – Biglla – Makedonska Kamenicë.

LAMM rekomandon lëvizje të kujdesshme, shpejtësi të përshtatur të lëvizjes dhe respektim të sinjalizimit të vendosur të komunikacionit. Në grykat është e mundur rrëshqitje e tokës, sidomos në rrugët: Koçan – Makedonska Kamenicë – Dellçevë, Vinicë – Berovë, Gostivar – Strazhë, Mavrovë – Dibër – Strugë, Demir Kapi – Udovë, Katllanovë – Veles, Krushevë – Demir Hisar dhe Resnjë – Bukovë.

Intensiteti i kqarkullimit në rrugët jashtë mjediseve urbane është mesatar. Në vendkalimet kufitare nuk ka ndalesa më të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*