Home / BOTË / SHBA/Të shtëna në gjimnaz, të paktën 20 të plagosur

SHBA/Të shtëna në gjimnaz, të paktën 20 të plagosur

Dyshohet se 20 persona kanë mbetur të plagosur pas të shtënave me armë në një shkollë në Florida të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Nga informacionet e para raportohet se ngjarja është shënuar në një shkollë të mesme.

Zyra e policsë në “Broward “në Florida ka reaguar shpejt ndaj të shtënave, ndërsa njoftohet se disa persona janë shtrirë në tokë, por nuk përjashtohet fakti se mund të ketë edhe të vrarë.

Shërbimi i ambulancës ka mbërritur menjëherë në vendngjarje, ndërsa bluzat e bardha po iu japin ndihmën e partë të plagosurve. Dhjetëra automjete policore janë në terren, përfshirë një tank, së bashku me një ekip oficerësh.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*