Home / ROZË / Shpat Kasapi sqaron raportin me vajzën marokene

Shpat Kasapi sqaron raportin me vajzën marokene

Që nga koha kur u nda me Afërdita Dreshajn, çdo pamje e Shpat Kasapit me një femër bënë bujë të madhe në rrjetet sociale dhe media.

Kësaj radhe ai pushtoi rrjetin me një femër tejet seksi marokene.

Ishte vet këngëtari që publikoi një fotografi me vajzën e quajtur Lamar në profilin e tij në Instagram.

Veç kritikave që mori për gabimin drejtshkrimor në gjuhën angleze komentuesit ju vërsulën me komente duke aluduar në një lidhje mes tyre.

I kontaktuar nga GazetaExpress, Shpati ka sqaruar se vajza në foto është shumë e talentuar dhe së shpejti mund të shohim një bashkëpunim mes tyre.

Ndërsa sa i përket raportit mes tyre ai tha se e ka vetëm mike.

Ndryshe gjersa Shpati vazhdon të deklarohet single ish e dashura e tij Afërdita tashmë i ka thënë PO fejesës me të dashurin e saj çek.

Sa i përket muzikës, “Aroma e saj” mban titullin projekti i fundit i Shpat Kasapit, të cilin e solli të realizuar me videoklip.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*