Home / SPORT / Skuadrat e mëdha angleze pas Baileyt, Leverkuseni i cakton çmimin e largimit

Skuadrat e mëdha angleze pas Baileyt, Leverkuseni i cakton çmimin e largimit

Leon Bailey është zbulimi i vitit në kampionatin gjerman Bundesliga.

Sulmuesi i talentuar nga Xhamajka ka shkëlqyer këtë edicion me fanellën e Bayer Leverkuzenit.

E paraqitjet e tij nuk kanë shkuar pa u vënë re nga skuadrat e mëdha evropiane.

Më të interesuarat mbetën skuadrat angleze si Chelsea, Liverpool, Arsenal dhe Manchester United.

Por talenti nga Afrika po pëlqehet edhe në Serie A nga Roma dhe Milani.

Te klubi gjerman janë të vetëdijshëm se lojtari mund të largohet për një skuadër më të madhe.

Kësisoj drejtuesit e klubit kanë vendosur edhe për shumën që e duan për ta lënë të lirë Baileyn.

Ajo skuadër që tenton transferimin e lojtarit duhet të paguajë së paku 50 milionë euro për të.

 

20-vjeçari ka zhvilluar 22 ndeshje në të gjitha garat me klubin gjerman ku ka shënuar 10 gola dhe ka bërë pesë asistime.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*