Home / KRONIKË / Vidhen 21 laptopë nga një dyqan në Gjorçe

Vidhen 21 laptopë nga një dyqan në Gjorçe

Nga një dyqan për mall teknik në rr. “Gjorqe Petrov” një person i panjohur ka vjedhur 21 kompjuterë laptop dhe ka shkaktuar dëm prej rreth 900.000 denarë.

MPB kumtoi se në periudhën prej ora 15:00 më 11 shkurt deri në ora 14:30 dje një person i panjohur ka kryer vjedhje të rëndë në një dyqan për teknikë në rr. “Gjorçe Petrov” në Shkup.

Kryerësi, siç theksohet, me copë betoni e ka thyer xhamin e derës hyrëse, është futur brenda dhe ka marrë 21 kompjuterë laptop, pas së cilës ka ikur në drejtim të panjohur. Në atë mënyrë kryerësi ka vjedhur rreth 900.000 denarë.

Policia ndërmerr masa për gjetjen e kryerësit dhe për zbardhjen e plotë të rastit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*